Gjobitet Tahir Batatina

Futboll

Gjobitet Tahir Batatina

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 18:39
Gjobitet Tahir Batatina

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 06.10.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së tetë të BKT Superligës , xhiros së shtatë të VIVA FRESH Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B, takimeve të xhiros së pestë të Ligës së Dytë si dhe xhiro e pestë të Ligës së Parë konkurrencën e femrave edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

Vendimet:

Kryetrajneri i FC ”Llapi 1932” Tahir Batatina me nr ID.001144M77. Pas përfundimit të ndeshjes, në prononcimin për media, akuzon referin e ndeshjes dhe ata të VAR-it për humbjen e ndeshjes ndaj Gjilanit. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 63 paragrafi 1 Pika B dhe neni 10 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore;

Dënohet me të holla në shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është tetë ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Lojtari i FC ”Llapi” me nr fanelle 23 Kushtrim Shabani dhe nr ID.000816M97. Në minutën 58 shqelmon lojtarin kundërshtar në zonën e rreptësisë derisa topi ishte në lojë, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani – Llapi. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore;
Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuara nga FFK.

Lojtari i SC ”Gjilani” me nr fanelle 21, Muhamet Dubova dhe nr ID.000960M01. Ndërhyrje e rrezikshme ndaj lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Dukagjini – Drita. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës të organizuara nga FFK.

Zyrtar i KF ”Fushë Kosova” Nexhmi Bogujevci me nr ID.004783M55. Në minuten 82, ofendon rëndë asistentin e parë, për çka është ndeshkuar me karton të kuq. Sipas raportit të gjyqtarit dhe delegatit të ndeshjes VIVA FRESH Liga e Parë Grupi ”B”, Arbëria – Fushë Kosova.Bazuar në neni 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore me dy (2) ndeshje mos kryerjes së detyrës zyrtare në klub.

Drejtor sportiv i KF ”Fushë Kosova”, Bujar Ismajli me nr ID.007829M98. Në minuten 82, ofendon rëndë asistentin e parë, për çka është ndeshkuar me karton të kuq. Sipas raportit të gjyqtarit dhe delegatit të ndeshjes VIVA FRESH Liga e Parë Grupi ”B” , Arbëria – Fushë Kosova. Bazuar në neni 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore me dy (2) ndeshje mos kryerjes së detyrës zyrtare në klub.

Altin Gjokaj, futbollist i KF “Besa” nga Peja, me numër fanelle 40 dhe nr ID 005872M05, për shkak të kartonit të kuq direkt në minutën 65 (ndërhyrje), në ndeshjen e javës së pestë të Superligës së kadetëve Besa – Llapi, e zhvilluar më 02.10.2021 në Pejë. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore;
Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuara nga FFK.

Alban Hamzaj, futbollist i KF ”Prizreni” nga Prizreni, me numër fanelle 22 dhe nr ID 009079M86, për shkak të kartonit të kuq në minutën 17 (reagim ndaj gjyqtarit), në ndeshjen e javës së 5-të, Prizreni – Behari, e zhvilluar më 01.10.2021 në Prizren. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore;
Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës te organizuara nga FFK.

Florentina Ramadani lojtare e KFF “ Vizioni “ me nr ID 006792F04. Karton i kuq në minutën 87, ndërhyrje jashtë zonës si lojtare e fundit në ndeshjen Vizioni – Intelektualet zhvilluar në Ferizaj me 02.10.2021. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore;
Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuara nga FFK.

KFF ” Prestingu” . Aktivizimi i lojtareve të reja pa leje speciale në ndeshjen Vizioni – Presingu zhvilluar në Ferizaj me 04.10.2021. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore Vërejtje e fundit.

Trajner i KFF ”Vizioni” nga Ferizaj, Qerim Shaqiri. Fyerje e ndërsjelltë me trajnerët e KFF ”Presingu” Enver Halili dhe Granit Halili. Bazuar në nenin 42. 1 paragrafi A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore Qortim.

Trajner i KFF ”Presingu” nga Vitia, Enver Halili dhe ndihmësi i tij Granit Halili. Fyerje e ndërsjelltë me trajnerin e KFF ”Vizioni” Qerim Shaqiri. Bazuar në nenin 42. 1 paragrafi A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore Qortim.

Kryetrajneri i KF ”Malisheva”, Arsim Thaqi me nr ID.001203M73. Pas përfundimit të ndeshjes Malisheva – Gjilani, në prononcimin për media, fajëson gjyqtarin kryesor për të dy ndeshjet që i ka referuar KF ”Malisheva” në edicionin 2021/2022. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore, kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri i KF ” Malisheva” Arsim Thaqi. Afati datë 12.10.2021 ora 13:00.

Zyrtari i KF ”Malisheva” , Kastriot Kafegjolli me nr ID.006750M83. Pas përfundimit të ndeshjes Malisheva – Gjilani, hyn në fushën e lojës dhe ofendon rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes.Sipas raportit të gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore , kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari i KF ”Malisheva” Kastriot Kafegjolli. Afati datë 12.10.2021 ora 13:00.

KF ”Vushtrria”. Lëshim në organizimin e ndeshjes të VIVA FRESH Ligës së Parë Grupi ”B” Vushtrria-Vllaznia (P), në minutën e 90, një shikues i KF Vushtrria, hynë në fushë dhe tenton ta sulmojë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, por parandalohet nga policia dhe sigurimi. Sipas raportit të gjyqtarit dhe delegatit të ndeshjes. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore, kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari për siguri i KF ”Vushtrria ”. Afati datë 12.10.2021 ora 13:00.

Zyrtari i KF ”Vllaznia( P)” , Agon Pira. Në minuiten e 80, hynë në fushë pa paralajmërim te lojtari i lënduar, mirëpo derisa po largohej nga fusha, provokon dhe ofendon publikun. Sipas raportit të gjyqtarit dhe delegatit të ndeshjes VIVA FRESH Ligës së Parë Grupi ”B”, Vushtrria-Vllaznia (P). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore, kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari i KF” Vllaznia (P)”. Agon Pira. Afati datë 12.10.2021 ora 13:00.

Sekretari i KF”Fushë Kosova” Artan Rushiti me nr ID.016961M96. Pas përfundimit të ndeshjes ofendon rëndë referin kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit dhe delegatit të ndeshjes VIVA FRESH Liga e Parë Grupi ”B”, Arbëria – Fushë Kosova. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore, kërkohet deklaratë shtesë nga sekretari i KF ”Fushë Kosova” Artan Rushiti. Afati datë 12.10.2021 ora 13:00, njofton Komisioni disiplinor; shkalla e parë, Kryetar: Metë Çeku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat