Gazeta katalanase El Nacional, Paris Saint Germain nuk po duron dot situatën e Sergio Ramos dhe kërkon ta largojë në janar.
Mbrojtësi spanjoll, i cili mbërriti në Paris, ende nuk ka bërë debutimin e tij me fanellën e PSG për shkak të një dëmtimi.
Sergio Ramos ka firmosur një kontratë deri në vitin 2023, por klubi francez kërkon që të gjejë një tjetër skuadër për mbrojtësin.
Manchester United ishte ndër skuadrat e interesuara për spanjollin, i cili ishte përpjekur ta transferonte ne verë. Ideja e Leonardos do të ishte një shkëmbim eventual me Anthony Martial, një objektiv i vjetër i parizianëve.