Ayza Lamari, nëna e Mbappes, në një intervistë për Le Parisien, ka zbuluar gjithçka që ndodhi gjatë verës, dhe ka lëshuar bombën duke konfirmuar se në fund, Kylian mund të qëndrojë në Paris.
Ajo ka konfirmuar se përveç me PSG-në, është në bisedime edhe me babain e lojtarit dhe me avokatin, të cilët luajtën një rrol të rëndësishëm gjatë verës.
Ajo zbuloi se në verë, ajo dhe avokati donin të shkojë në Real, por babai që të qëndrojë në Paris.
“Jemi në bisedime. Të zgjedhësh mes Realit e PSG-së pak a shumë është sikur të zgjedhësh mes nënës dhe babait. Babai i tij donte që të qëndrojë, unë dhe avokati që të largohet, në fund është në PSG dhe shumë i lumtur”, tha ajo për Le Parisien.
“Tifozët duhet ta kuptojnë, ai deshi të luajë për Realin dhe të realizojë ëndrrën. Tani që është këtu, nuk përjashtohet edhe mundësia e rinovimit”.
“Nëse Reali e blen Mbappen, më shumë se 3,4 lojtarë gjatë verës, ekipi s’do të ishte i njëjtë. Ai dëshiron të jetë në qendër të një projekti”.
Me një fjalë, nëna e Mbappes ka frikësuar Madridin se Mbappe mund të rinovojë me Parisin, ani pse dukej si punë e kryer kalimi në Real në vitin 2022.
“Rinovimi? Njëherë me rëndësi është të gjindet një marrëveshje në aspektin sportiv, sa i përket asaj ekonomike është diçka e vogël që zgjidhet brenda pak orësh”.