Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përgëzon futbollistët e Kosovës U-17, për fitoren e madhe me rezultat 1:0 ndaj Austrisë U-17.
“Nismë e mbarë e Dardanëve U17 në kualifikimet për Evropianin “Izraeli 2022”.
Përgëzoj futbollistët dhe stafin e Kombëtares U17 për fitoren e arritur në ndeshjen e sotme kundër Austrisë, nikoqires së ndeshjeve të Grupit 9.
Kjo fitore dëshmon vlerat e talenteve tona dhe na jep motiv, por edhe shpresa të mëdha për kualifikim të mëtejmë.
Suksese e fat edhe në dy ndeshjet e ardhshme të grupit kundër Sllovenisë dhe Ishujve Faroe.
Ju lumtë djelmosha, ju jeni krenaria e vendit!”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.