Futbollisti ka lënë përshtypje me lojën e tij të mirë.
Gavi vetëm 17 vjeç e 62 ditë e nisi nga fillimi ndeshjen ndaj Italisë.
Ai u bë futbollisti më i ri që debuton me Kombëtaren e Spanjës, dhe ia ‘shpërbleu’ besimin e dhënë trajnerit Luis Enrique.
Përkundër moshës së re, ai u fut në ndeshje pa frikë dhe kishte kontroll të jashtëzakonshëm të topit.
17-vjeçari, arriti me plotë sukses të udhëheq mesfushën e ‘Furisë së Kuqe’ dhe u përballë pa problem me yjet e Italisë si Marco Veratti, Jorginho e Nicolo Barella.
Gavi në këtë ndeshje luajti 84 minuta duke e kryer me sukses detyrën e tij, dhe duket se me këtë paraqitje do ta bind Enriquen që të jetë titullar edhe në ndeshjet tjera.
Spanja në finale e pret fituesin e ndeshjes Francë-Belgjikë..