Kombëtarja e Italisë është mposhtur mbrëmë nga Spanja.
Italia është mundur nga Spanja me rezultat 1-2 në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.
Figura më tragjike te ‘Azzurët’ në këtë ndeshje ishte Leonardo Bonucci që u ndëshkua me karton të kuq në min e 42’ pasi goditi me bërryl Sergio Busquetsin.
Pas ndeshjes Bonucci i ka kërkuar falje tifozëve të Italisë përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
“Unë jam më i zemëruar se ju, para së gjithash me veten”.
“Më vjen keq dhe kërkoj falje. Kjo Itali do të ngritet dhe do të jetë më e fortë se kurrë”.
Italia të dielën do të luajë ndeshjen për vendin e tretë me humbësin e gjysmëfinales tjetër mes Francës dhe Belgjikës që luhet sonte.