“Fishkëllima? Do të më vinte keq”, kishte thënë portieri i kombëtares italiane dhe PSG-së, Gigio Donnarumma, duke folur dy ditë para rikthimit të tij të parë në “San Siro”, pas largimit nga Milani si lojtar i lirë.
Por përgjigjja e tifozëve kuqezi ishte e qartë që para fillimit të ndeshjes kundër Spanjës, me banderolën “s’do të jesh më kurrë i mirëpritur”, të vendosur nga tifozët ultras të Milanit, jo shumë larg hotelit ku qëndronte kombëtarja italiane.
Kur u lexuan formacionet u dëgjuan fishkëllimat nga shkallët e stadiumin në drejtim të lojtarit. Dhe sa herë që ai prekte topin gjatë ndeshjes, nuk munguan për asnjë moment fishkëllimat e tifozëve. Një ndeshje kundër dy kundërshtarëve ajo kundër Spanjës për mbrojtësin ekstrem të Italisë.
Kjo sjellje e tifozëve nuk është pëlqyer nga i gjithë grupi dhe tekniku Mancini ka reaguar, duke insistuar se luante Italia, prandaj tifozët nuk duhet të kontestonin ish-portierin e Milanit.