Ciro Immobile nuk ishte i grumbulluar për arsye të një dëmtimi në sfidën ndaj Spanjës që Italia humbi në stadiumin “Giuseppe Meazza” me rezultatin 1:2, të vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës A të Ligës së Kombeve.
Jo pak herë sulmuesi i Lacios është sulmuar nga tifozët italianë për shkak të paraqitjeve të dobëta me kombëtaren e kaltër ku e sulmonin duke i thënë se me Italinë nuk jepte maksimumin ndërsa me ekipin e Lacios realizon çdo ndeshje gol.
Për këtë rast ka menduar vëllai i Ciro Immobiles, Luixhi Imobile i cili me anë të një “Story” në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” ka shkruajtur:
“Po tani? Kujt do t’ia hedhim fajin?”, ka thumbuar vëllai i Immobiles.