Kombëtarja e Belgjikës dhe ajo e Francës do të përballen sot (e enjte) mes vete në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.
Ndeshja nis nga ora 20:45, në “Allianz Stadium” të Torinos.
Skuadra e Roberto Martinezit, ashtu edhe ajo e Didier Deschampsit synojnë vetëm për të fituar ndeshjen dhe për të arritur finalen e madhe të Ligës së Kombeve.
Të dy trajnerët pritet të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pasi nuk kanë mungesa, përveç N’Golo Kantes te Franca.
Fituesi i ndeshjes së sotme do të luajë në finale me Spanjën, e cila mbrëmë (e mërkurë) mposhti Italinë me rezultat 2-1.
Formacionet e mundshme:
Belgjika: Courtois; Alderweireld, Boyata, Vertonghen; Meunier, Tielemans, Witsel, Th.Hazard; E.Hazard, De Bruyne; Lukaku;
Franca: Lloris; Kounde, Varane, L.Hernandez; Pavard, Rabiot, Pogba, Th.Hernandez; Griezmann; Mbappe, Benzema.