Wilshere mbetet pa ekip, stërvitet me Arsenalin

Futboll

Wilshere mbetet pa ekip, stërvitet me Arsenalin

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 14:28
Jack Wilshere

Gjiganti anglez ka vendosur ta ‘ndihmojë’ ish-futbollistin e tyre.

Jack Wilshere është momentalisht futbollistë i lirë pasi i mbaroi kontrata me West Hamin në qershor të këtij viti.

Futbollisti tani është në kërkim të një aventure të re, dhe për këtë gjë ai është duke u stërvitur fortë.

Ish-klubi i tij Arsenal, i ka dal në ndihmë Wilsherit duke e lejuar atë që të stërvitet me ta, pavarësisht që nuk është pjesë e skuadrës.

‘Topçinjtë’, përmes postimeve në rrjetet sociale kanë bërë të ditur se Wilshere po stërvitet në kampin e tyre.

“Ne po ndihmojmë Jack të përgatitet dhe stërvitet për hapin e tij të ardhshëm, ndërsa ai vazhdon të bëjë simbolet e tij të stërvitjes”, shkroi klubi i Arsenalit në Twitter.

Mbetet të shihet se cila do të jetë aventura e radhës e mesfushorit anglez. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat