UEFA i beson sërish gjyqtarëve shqiptarë!
Gjyqtarët shqiptarë janë rritur ndjeshëm sezonet e fundit, teksa duket se kanë fituar edhe besimin e UEFA-s, që po u jep hapësira të shumta në sfidat Europiane.
Ndërkohë së fundmi mësohet se një katërshe gjyqtarësh shqiptar me kryesor Eldorjan Hamiti, asistentët Rejdi Avdo dhe Alfred Shkreta si dhe gjyqtar i katërt Indrit Myrtja, do të vendosin drejtësi në përballjen mes Sllovakisë U-21 dhe Maltës U21, që është e vlefshme për kualifikueset e EURO 2023.
Ky duel është planifikuar të zhvillohet të martën e 12 tetorit, në orën 16:30, në stadiumin “Pod Zoborom” në Nitra.