Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriç, raportohet se ende nuk i ka nisur bisedimet me krerët e klubit mbretëror për rinovimin e kontratës së re.
Kontrata aktuale e kroatit përfundon në qershor ti vitit të ardhshëm.
Ndërsa sipas gazetës sportive El Nacional, në mendjen e Modric është një aventurë e re dhe rikthimi në Priemier League tek Manchester City.
Kujtojmë se përveç Modricit, Real Madridi është duke tentuar që t’i transferojë disa emra të mëdhenj të futbollit si Pogba, Halaand e Mbappe.