Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, priti klubin e futbollit Vizoni nga Ferizaj.
Trajneri Qerim Shaqiri ka folur folur ër hallet dhe synimet e klubit.
“Ferizaj ka një nga dy klubet e futbollit të femrave që funksionojnë në Kosovë e i treti në gjithë gjeografinë shqiptare.
Sot, prita lojtaret e Klubit të Futbollit të Femrave "Vizioni", Teuta Mehmeti, Benita Dërguti, Anisa Meha, Ariola Grainca, Loela Ahmeti, Erjona Mehmeti, bashkë me trajnerin e tyre suksesplotë Qerim Shaqiri, të cilët i përgëzova për sukseset e tyre si fitues të turneut mbajtur për 28 Nëntor, të qenurit dy herë gjysmëfinalistë të turneve në Dana-Cup në Danimarkë, gjysmëfinalistë në Gothia Cup të Suedisë e kampionë me gjeneratën U-16, futbolliste pjesë të Kombëtares së Kosovës në kategoritë U-19, U-17, suksese këto që na bëjnë krenarë padyshim dhe do ta kenë sërish mbështetjen tonë të fuqishme”, ka shkruar Agim Aliu në profilin e tij në facebook.