Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Andorrës do të zhvillojnë sot ndeshje në stadiumin “Elbasan Arena”, e vlefshme kjo për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian Euro 2023.
Në këtë ndeshje, të dy këto kombëtare rikthehen nga humbja në xhirot e fundit, ku Shqipëria u mposht me rezultat të thellë 4:0 nga Çekia, kurse Andorra pësoi humbje me rezultat 1:0 kundër Sllovenisë, përcjell KosovaPress.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Andorrës i takon Grupit G të kualifikimeve për në Euro 2023, grup ky në të cilin gjenden edhe Kosova, Çekia, Sllovenia dhe Anglia.
Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Shqipëria U21 (4-3-3): Tafas; Marku, Selmani, Pëllumbi, Ndrecka; Dobra, Asllani, Karrica; Celhanka, Muci, Cara
Andorra U21 (4-4-2): Rodriguez; Bellido Ines, Rodrigues, Vales, Alonso; Remolins, Babot, Izquierdo, Dos Santos; Sola, Rosas Ubach
19:00 Shqipëria U21 – Andorra U21 (Stadiumi Elbasan Arena)