Fernando Santos duket se e ka humbur besimin tek ylli i Atletico Madrid, Joao Felix.
Trajneri i Portugalisë nuk e kishte përfshirë në listën fillestare për miqësoren m Katarin dhe takimin kualifikues për Kupën e Botës me Luksemburgun, ndërsa dhe pas disa lëvizjeve të detyruara, nuk e ka parë të arsyeshme që t’i dërgojë një ftesë sulmuesit, transmeton SS.
Tekniku 66-vjecar nuk e ka thirrur 21-vjeçarin edhe pse katër lojtarë kanë lënë grumbullimin.
Raphael Guerreiro la grumbullimin pas një problemi fizik, ndërsa Francisco Trinkao i cili u thirr për të zëvendësuar Domingos Duarte dhe Rafa Silva të dëmtuar , rezultoi i prekur nga COVID. Santos vendosi për të ftuar menjëherë Jose Fonte dhe Rafael Leão, ndërsa mungoi ftesa për Felix, i cili këtë edicion ende nuk e ka gjetur shkëlqimin e tij, duke u aktivizuar vetëm në 3 ndeshje, në total prej 122 minutash në kampionat. Felix është aktivizuar 106 minuta në Kupat e Europës si dhe vetëm 75 minuta në Kupën e Spanjës, duke mos regjistruar asnjë ndeshje të plotë në të gjtiha garat për këtë edicion. Forma e treguar këtë fillim sezoni, por dhe kritikat për lojën e 21-vjeçarit duket se kanë ndikuar trajneri i Portugalisë, për të mos e ftuar në këtë grumbullim.
Të shtunën Portugalia do luajë ndaj Katarit, ndërsa të martën do kërkojë fitoren ndaj Luksemburgut. Luzitanët kanë grumbullur 13 pikë pas 5 ndeshjeve të para, duke u renditur në vendin e parë në grupin A.