Me fillim nga ora 20:45 do të fillojë derbi mes Belgjikës dhe Francës, i vlefshëm ky për fazën e gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.
Fituesin nga kjo përballje në finale e pret Kombëtarja e Spanjës, e cila mbrëmë e mposhti në “Giuseppe Meazza” Italinë me rezultat të ngushtë 2:1, përcjell KosovaPress.
Në këtë ndeshje, Belgjika rikthehet nga fitorja me rezultat minimal 1:0 kundër Bjellorusisë, kurse Franca rikthehet nga fitorja 2:0 kundër Kombëtares së Finlandës.
Franca dhe Belgjika janë përballur gjithsej 17 herë mes vete, ku nga pesë fitore kanë regjistruar të dy kombëtaret, dhe shtatë herë janë ndarë me barazim.
Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Belgjika (3-4-3): Courtois; Alderweireld, Denayer, Vertonghen; Castagne, Witsel, Tielemans, Carrasco; De Bruyne, Lukaku, Hazard
Franca (3-4-3): Lloris; Hernandez, Varane, Kounde; Hernandez, Rabiot, Pogba, Pavard; Mbappe, Griezmann, Benzema
20:45 Belgjika – Franca (Stadiumi Allianz-Torino)