Javier Tebas, i intervistuar nga L’Equipe, u shpreh si më poshtë mbi PSG dhe Fair Play Financiar: “Unë e kritikoj PSG sepse nuk gjeneron të ardhura për të qenë në gjendje të përballojë këtë skuadër,” tha Tebas…
“Kjo shkakton një shtrembërim në ekonominë evropiane të futbollit, është një konkurrencë e padrejtë. Si e shpjegoni se PSG ka një skuadër prej gati 600 milionë eurosh? Me Ligue 1 nuk merrni më shumë se 45 milionë euro: është e pamundur”, vazhdon ai.
“Unë ftova Presidentin Nasser al-Khelaïfi dhe Vincent Labrune, dua t’u tregoj atyre numrat që kemi dhe cilat janë parregullsitë e tyre, por ata nuk më përgjigjen.
Unë mund të demonstroj, shifra në dorë, mashtrimin kundër sistemit financiar të lojës së drejtë!
Para Messit, Paris Saint-Germain kishte të ardhura shumë më të larta nga sponsorizimi sesa Manchester United. Unë nuk jam i vetmi që e them: ata shpetuan nga një dënim për një defekt procedural, jo në themel”.