Kombëtarja e Kosovës U21 ka pësuar humbje në ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit G për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2023.
Dardanët e rinj janë mposhtur nga Republika e Çekisë, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, të enjten në mbrëmje, me rezultat të ngushtë 1:0.
Kosova U21 pas tri ndeshjeve të zhvilluara në këtë cikël kualifikues mbetet në kuotën e tri pikëve dhe zë pozitën e katërt në grup, derisa Republika e Çekisë e kryeson renditjen me 9 pikë.
Ndeshjen e radhës Kosova U21 e zhvillon të martën e ardhshme prapë kundër Republikës së Çekisë, por në udhëtim.