Trajneri i Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski, beson se do t'i përgjigjen në mënyrën e duhur Lihtenshtajnit në Vaduz në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2022.
Në mungesë të futbollistit Enis Bardhi, Erdal Rakip do të ketë një rast që të luajë nga minuta e parë?
"Unë nuk do të komentoja mbi variantet taktike, por ne me siguri kemi opsionin e një kundërshtari të përshtatshëm i cili në ndeshjet e mëparshme kundër Gjermanisë, Rumanisë dhe Armenisë ka treguar se ata nuk janë ekip për t'u nënvlerësuar", ka thënë Milevski.
Ndeshja mes Lihtenshtajnit dhe Maqedonisë luhet nesër në Vaduz duke filluar nga ora 20:45.