Skuadra e Juventusit ka vendosur që të shes Dejan Kulushevskin në merkaton e janarit, në mënyrë që të mbledh fonde shtesë për blerjen e sulmuesin e Fiorentinës, Dushan Vlahoviç.
Sipas “Calcio Mercato”, Kullushevski ka rënë poshtë skuadrës që nga koha kur Masimiliano Alegri u kthye në “Allianz Stadium”, dhe Tottenham mendohet se është i etur për ta sjellë atë në Premier Ligë.
“Zonja e Vjetër” do të përdorë çdo para nga shitja e suedezit për të ndihmuar në financimin e një lëvizjeje për Vlahoviçin, i cili pritet të largohet nga Fiorentina vitin e ardhshëm, pasi refuzoi një marrëveshje të re.
Ndërkohë Juventusi janë duke mbajtur një sy edhe për sulmuesin e PSZH-së, Mauro Ikardi.