Adnan Januzaj është një nga lojtarët e shumtë në Europë që verën e ardhshme u skadon kontrata.
Mesfushori me origjinë shqiptare sezonin e kaluar nuk ishte në nivelin më të mirë te Real Sociedadi dhe trajneri Alguacil ka dyshime për ta mbajtur në skuadër.
Aktualisht nuk ka bisedime mes klubit dhe lojtarit për rinovimin e kontratës.
Nëse nuk do të ketë të reja, në janar Januzaj mund të bisedojë me çdo skuadër dhe ofertat për të, sidomos nga Anglia, nuk mungojnë.