Te Chelsea nuk ka vetëm një çështje “Rudiger” në mbrojtje, sepse edhe Andreas Christensen është në fund të kontratës me klubin, por ndryshe nga shoku i skuadrës, gjërat janë në drejtimin e duhur.
Mbrojtësi danez është pranë akordit për rinovimin e kontratës me “blutë” e Londrës teksa e pranoi vetë se negociatat po shkojnë mire, pa hyrë në detaje.
Ai pohoi se ndihet mirë te Chelsea.
Dëshira e tij është të vazhdojë të luajë me këtë fanellë për trofe të rëndësishëm.