Marco Materazzi, i ftuar në Festivalin e Trentos, ka folur për ndryshimin e Roberto Mancini-t në krahasim me kohën kur e ka patur si trajner tek Inter-i.
“Duket i ndryshuar, kur e kam patur unë trajner ishte pothuajse si lojtar. Kemi patur shpesh debate të ashpra që për pak sa nuk janë bërë përplasje fizike”, ka kujtuar ish-mbrojtësi.
“Ka ndodhur para Botërorit, më pas jemi sqaruar, gjithçka ka shkuar mirë dhe kemi filluar të fitojmë”.
Në lidhje me ndërhyrjen e Chiellini-t ndaj Saka në finalen e Europianit:
“Ka bërë mirë. Finalet fitohen, më pas vjen loja e bukur”.