Të dielën do të luhet finalja e madhe e Ligës së Kombeve mes Kombëtares së Spanjës me atë të Francës.
Ndeshja nis nga ora 20:45, në stadiumin “San Siro”.
“Furia e Kuqe” mposhti në gjysëmfinale Italinë me rezultat 2-1, kurse Franca fitoi me rezultat 3-2 ndaj Belgjikës.
UEFA, tashmë ka përzgjedhur gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në finalen e madhe.
Kjo përballje i është besuar anglezit, Anthony Taylor që është një gjyqtar me shumë përvojë.
Gjyqtarët e tjerë janë poashtu nga Anglia, ndihmësit e Taylorit do të jenë Gary Beswick e Adam Nunn, kurse gjyqtari i katërt Craig Pawson.
Në dhomën e VAR-it do të jetë Sttuart Attwell.