Një zjarr i madh ka shpërthyer në një pjesë të stadiumit nacional në Andorrë, në prag të sfidës ndaj Anglisë që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 20:45.
Vlen të theksohet fakti se këto dy kombëtarja, janë në të njëjtin grup me Shqipërinë.
Ky zjarr ka nisur në afërsi të një apartamenti e që ka prekur edhe një pjesë të stolave rezervë të stadiumit.
“Sky Sports” ka publikuar edhe pamjet në momentin e shpërthimit të zjarrit në ambientet e stadiumit. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve, që situata të merrej në kontroll.
Disa persona janë afruar afër zjarrit për ta lokalizuar atë.