Trajneri i Kombëtares, Edi Reja dhe kapiteni Etrit Berisha dolën në orën 18:00, në konferencë për shtyp në Budapest, në prag të sfidës ndaj Hungarisë, që Shqipëria do të zhvillojë ditën e nesërme.
"Duhet të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që do të na jepen dhe të jemi të aftë të ndryshojmë mënyrën e lojës duke i përshtatur kundërshtarit. Hungari do të jetë ndryshe nga ndeshja e parë.
Duke njohur trajnerin e tyre italian, Rosi, kam një përshtypje për mënyrën se si do të luajnë.
Do të përpiqen të marrin kontrollin e lojës dhe të na sulmojnë në fillim. Duhet të jemi gjithmonë gati dhe t’i përgjigjemi në mënyrën e duhur.
Do të përpiqemi me lojtarët e shpejtë që kemi t’i godasim. Në qoftë duke na venë në presion, do të ketë momente ku ata mund të zhbalancohen dhe ne duhet t’i shfrytëzojmë këto momente", tha Reja..