Gazeta prestigjoze “The Guardian” ka shpallur 60 talentët më të mëdhenjë në botë, ndër ta edhe një shqiptar

Futboll

Gazeta prestigjoze “The Guardian” ka shpallur 60 talentët më të mëdhenjë në botë, ndër ta edhe një shqiptar

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 20:08
Gazeta prestigjoze “The Guardian” ka shpallur 60 talentët më të mëdhenjë në botë, ndër ta edhe një shqiptar

Një nga gazetat më prestigjoze në botë “The Guardian”, ka publikuar një artikull, ku ka shpallur 60 talentët më premtues në botën e futbollit.

Shumë emra të njohur si Gavi (Barcelona), Romeo Lavia (Manchester City), Youssoufa Moukoko (Borussia Dortmund), janë pjesë e listës, ku pjesë e saj është edhe shqiptari i Maqedonisë së Veriut – Dashmir Elezi.

17 vjeçari luan si sulmues anësor, ku në moshën 16 vjeçari bëri debutimin e tij me skuadrën e FC Shkëndijas, ku tashmë ka edhe 30 paraqitje me klubin e parë dhe ka shënuar shtatë gola.

Lajmit për përzgjedhjen e Elezit nga gazeta “The Guardian”, si një nga 60 talentët më premtues në botë, i është gëzuar edhe klubi tetovar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat