Mali i Zi ka shënuar fitore në udhëtim me rezultat 3:0 ndaj Gjibraltarit.
Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Fatos Beqiraj, shënoi nga penalltia në minutën e 44-të për epërsinë 0:2.
Beqiraj sërish shënon në minutën e 68-të për fitoren 0:3.
Golin e parë e realizoi Marushiq në minutën e 7-të.
Kapiteni Beqiraj është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 45+6. Ndeshja ishte e vlefshme e xhiros së shtatë të Grupit G të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Holanda kryeson me 16 pikë, duke lënë pas Norvegjinë me 14, Turqinë 12, Malin e Zi 11, Letoninë 5 e Gjibraltarin me 0 pikë.