“Inzaghi është në rrugën e Mancini-t dhe Simeone-s’.
Ky është mendimi i Sven-Groan Eriksson, ish-trajner i Lazio-s, i cili ka fituar titullin me Simone Inzaghi-n në ekip.
“Mund të arrijë qetësisht në nivelin e atyre të dyve. Rikthimi në Olimpico? Shpresoj që të marrë duartrokitje, ka bërë gjëra të mëdha me Lazio-n”, ka thënë suedezi për Tuttosport.
“Kështu e ka jeta, vetëm Ferguson ka drejtuar United për një periudhë të gjatë”.