Ish-trajneri i Juventusit dhe Interit Antonio Conte është lidhur me një kalim në Newcastle.
Antonio Conte është pa punë pasi u largua nga Interi pasi fitoi Scudetto sezonin e kaluar dhe trajneri thuhet se nuk është në gjendje të marrë një punë tjetër në Serie A këtë vit.
“La Gazzetta dello Sport” raportoi se pronarët e rinj të Newcastle janë aq ambiciozë sa duan të sjellin Antonio Conte në klub dhe janë gati të bëjnë një ofertë, pasi Steve Bruce pritet të shkarkohet nga posti i të parit të Newcastle.
Conte refuzoi një transferim te Spurs këtë verë dhe shpjegoi se nuk ishte për shkak të parave, por se nuk ishte i bindur për projektin.
“Në përgjithësi, më pëlqejnë sfidat dhe kam pranuar shumë prej tyre gjatë karrierës sime“, tha Conte për La Gazzetta dello Sport.
“Unë i kërkoj projektet dhe jam gati të qëndroj në shtëpi nëse diçka nuk më bind. Ka të bëjë me vizionin, ndershmërinë dhe parimet e mia.
“Edhe klubet kryesore që kam stërvitur nuk ishin kurrë favoritët kur mbërrita. Sidoqoftë, nëse ka diçka që nuk më bind, preferoj të mos e pranoj pavarësisht parave”, tha Conte.