Momentalisht është duke u zhvilluar ndeshja mes Kombëtares së Gjermanisë dhe asaj të Rumanisë, ku rezultati është i barabartë 1:1.
Fillimisht, ishte Rumania ajo e cila kaloi e para në epërsi, përmes golit të mesfushorit Ianis Hagi, i cili shënon për 1:0 në minutën e 9’ të ndeshjes.
Gjermania gjeti golin e rikthimit në lojë, ku sulmuesi anësor i Bayern Munich Serge Gnabry shënon për 1:1 në minutën e 52’.
Por, te goli i Rumanisë, mbrojtësi gjerman dhe ai i Chelseat Antonio Rudiger u turpërua nga mesfushori 22 vjeçar Hagi, i cili bën disa lëvizje të shpejta për ta lënë mbrapa Rudiger, dhe e gjeti golin e epërsisë për Rumaninë.
Golin e Hagit dhe momentin e turpërimit të Rudiger e gjeni më poshtë.
What a sensational goal from our own Ianis Hagi. ??? pic.twitter.com/XRHv5gItKk
— Blu Stu (@blustugers) October 8, 2021