Kroatët shënuan fitore me rezultat 3:0 në përballje me Qipron, në takimin e xhiros së shtatë të Grupit H të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Futbollisti Ivan Perishiç shënoi në minutën e 45+2.
Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 54-të, Luka Modriç dështoi nga penalltia për të dyfishuar epërsinë.
Në minutën e 80-të, Joshko Gvardiol thellon epërsinë në 0:2 dhe Livaja (90+1') në 0:3 fitoren.
Kroacia kryeson me 16 pikë, duke lënë pas Rusinë me 16, Slloveninë 10, Sllovakinë 9, Maltën 4 dhe Qipron me 4 sosh.