Futbollistët Serge Gnabry e Thomas Muller janë trimat e fitores së Gjermanisë, me rezultat 2:1 ndaj Rumanisë.
Një fitore e mundimshme por shumë e ëmbël e djelmoshave të selektorit Flick.
Hagi kaloi në epërsi Rumaninë në minutën e 9-të.
Në pjesën e dytë ndryshuan gjërat dhe gjermanët përmbysën epërsinë e rivalit.
Gnabry shënoi në minutën e 52-të pas asistimit të Reus dhe Muller në atë të 81-tën pas asistimit të Goretzskas.
Rumunët ishin shumë afër befasisë në Hamburg, por të pafat në fund.
Gjermania kryeson me 18 pikë pas shtatë xhirove në Grupin J në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror, duke lënë pas Maqedoninë e Veriut me 12 pikë, Armeninë 12, Rumania 10, Islanda 5 e Lihteshtajnin me 1.