Drejtori sportiv i Interit, Giuseppe Marotta, ka dhënë përditësime të reja në lidhje me situatën e mesfushorit italian, Nicolo Barella për një rinovim të mundshëm me ekipin ‘zikaltër’.
Marotta në një intervistë për ‘Gazzetta’ ka theksuar se bisedimet janë në përparim për rinovimin e Barellas dhe ai mund të jetë kapiten i së ardhmes.
“Bisedimet po përparojnë për të zgjatur kontratën e Nicoló Barella. Ne duam që ai të jetë pjesë e projektit tonë për shumë vite, ai mund të jetë kapiteni i ardhshëm”, është shprehur 64-vjeçari.
Italiani ka konfirmuar se edhe Lautaro tashmë e ka rinovuar kontratën me klubin italian.
“Ne gjithashtu do të njoftojmë zgjatjen e kontratës së Lautaro Martinez së shpejti, pothuajse është bërë”, ka përfunduar italiani.
Inter gjendet në pozitën e tretë tabelare në Serie A pas shtatë xhirove, me 17 pikë të mbledhura.