Kombëtarja e Kosovës do të synojë që të regjistrojë fitoren e dytë radhazi, ku me fillim nga ora 11:00 do të zhvillojë ndeshje kundër Sllovenisë në kuadër të grupmoshave U17.
“Dardanët” e rinj në xhiron e fundit shënuan fitore kundër Austrisë me rezultat minimal 1:0, kurse Sllovenia e shkatërroi Ishujt Faroe me rezultat të thellë 8:0.
Momentalisht, Grupin 9 të kualifikimeve drejt Kampionatit Evropian Euro 2022 e kryeson Sllovenia me tre pikë, aq sa ka edhe Kosova në vendin e dytë.
Tanimë formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë.
Sllovenia U17 (4-3-3): Tomazic; Stojinovic, Poredos, Zajc, Hribar; Ristic, Islamagic, Cuk; Selan, Potocnik, Kasalo
Kosova U17 (4-3-3): Avdija; Marku, Shahini, Gashi, Bajraktari; Jashari, Fazlija, Bashota; Merlaku, Muji, Krasniqi
11:00 Sllovenia U17 – Kosova U17