Boban ‘shuplakë’ rebelëve të Super Ligës: Gjë e turpshme, harruan vlerat e futbollit

Futboll

Boban ‘shuplakë’ rebelëve të Super Ligës: Gjë e turpshme, harruan vlerat e futbollit

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 11:33
Paolo Maldini dhe Zvonomir Boban

Zvonomir Boban, ish-drejtues i Milanit dhe pjesë e UEFA në të shkuarën, ka goditur ideatorët e planit Super League, që ra poshtë brenda 48 eurove.

Në Angli tifozët u ngritën në protesta dhe 9 prej klubeve u tërhoqën dhe tani vetëm Juventusi, Barcelona dhe Real Madrid ëndërrojnë ende.

Boban ka një shuplakë për atë plan, në intervistën e dhënë në “Sportweek”.

“Ishte një përpjekje e turpshme, e ndaluar nga njerëzit para institucioneve. Pavarësisht kësaj jam krenar për mënyrën se si reagoio presidenti Ceferin dhe UEFA.

Ishte një operacion i thjeshtë biznesi i vetëm disa personave, që harruan vlerat, historinë, traditën, identifikimin: aspektë që e karakterizojnë këtë sport. E gjitha kjo u bë sepse këta miliarderë dëmtojnë llogaritë në klubet e tyre.

Të papërgjegjshëm… Ata donin gjithçka për vete, ata donin të fshinin vlerat dhe të amerikanizonin këtë sport”, ka thënë mes të tjerash Boban. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat