Karim Benzema ka ëndërruar si fëmijë që një ditë ta fitojë “Topin e Artë”.
Ai e ka pranuar këtë në një intervistë për AS, ku ka folur për tema të ndryshme.
Benzema është në mesin e 30 kandidatëve për Topin e Artë për vitin 2021 dhe së fundmi mori edhe lëvdata nga Lionel Messi për sezonin që ka zhvilluar.
Leo tha se lojtarë si Benzema, Neymar, Mbappe e Lewandowski e meritojnë çmimin më të madh individual.
“Që i vogël kam ëndërruar të fitoj Topin e Artë, këtë e ëndërrojnë të gjithë futbollistët.
Është e vërtetë se gjëja më e rëndësishme është gjithmonë ekipi, por kur e ndihmoni ekipin tuaj të fitojë, kur bëni paraqitje të mira në sfida të rëndësishme dhe shënoni shumë gola, gjëja tjetër që keni në kokë është Topi i Artë. Do të punoj shumë, do të bëj gjithçka që është e mundur për ta fituar atë trofe të madh dhe shpresoj që t’ia dalë një ditë dhe të realizojë atë ëndërr që e kam pasur si fëmijë”, deklaroi Benzema.