Javën e ardhshme, Kosova do të zhvillojë sfidën e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” në kualifikimet për Kupën e Botës.
Luli Berisha, kryetari i “Dardanëve”, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë, Kulturës Rinisë dhe Sporteve që të martën për sfidën e fundit të Kosovës në “Fadil Vokrri”, të lejohet pjesëmarrja e tifozëve me kapacitet të plotë.
Postimi i Berishës pa ndërhyrje:
Ministria e shendestsise, e kultures rinise dhe sportit, të martën është ndeshja e fundit e djemve tanë në stadiumin Fadil Vokrri per këtë vit kundër Gjeorgjisë.
Hapeni stadiumin me 100% për një fitore edhe një atmosfer që së kena perjetu moti. S'ka raste, kena vaksina, e kemi dëshmu që i përmbahemi rregullave.