Dukagjini gjatë ditës së sotme është pajisur me një sasi të topave, të dërguar nga futbollisti, Arb Manaj.
Djaloshi i lindur në Klinë, hapat e parë si futbollist i kishte marrë në klubin futbollistik “Dukagjini”.
Arbi tani është pjesë e futbollit Turk, njëherit edhe pjesë e Kombëtares se Kosoves ne disa ndeshje miqësore, ku edhe kishte shënuar.
“Ne si klub e falënderojmë Arbin, duke i dëshiruar atij shëndet dhe plotë suksese ne karrierën e tij si futbollist”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit.