Mesfushori N’Golo Kante është rikthyer në stërvitje me Chelsean, pasi që ishte i vet-izoluar për shkak se kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.
30 vjeçari mungoi në dy ndeshjet e fundit të Chelseat, në humbjen 1:0 kundër Juventusit, dhe në fitoren 3:1 kundër Southampton.
Po ashtu, Kante nuk ishte i përfshirë me Francën në Ligën e Kombeve, ku tani “Gjelat” do të përballen në finale me Kombëtaren e Spanjës.
Sidoqoftë, Kante i cili ka regjistruar gjashtë paraqitje këtë sezon, tani i është dhënë drita e gjelbër që të rikthehet në bazën e stërvitjeve të Chelseat në Cobham pas 10 ditëve në vet-izolim.