Merret vendimi final për ndeshjen me Anglinë

Futboll

Merret vendimi final për ndeshjen me Anglinë

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 12:42
Merret vendimi final për ndeshjen me Anglinë

Një zjarr brenda stadiumit të Andorrës vuri në rrezik serioz zhvillimin e ndeshjes eliminatore të Botërorit mes vendasve dhe Anglisë.

Megjithatë ka qenë vetë UEFA që ka “fikur alarmin”, duke konfirmuar se sfida do të zhvillohet normalisht, pa asnjë ndryshim në program.

Flakët përfshinë një tribunë metalike të improvizuar për mediat dhe sistemin VAR, ndërsa mediat vendase raportojnë vetëm dëme materiale, tē cilat u minimizuan nga ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve.

Zjarri në anë të fushës nisi vetëm pak minuta pas stërvitjes së Anglisë, ndërsa shkak paraprak dyshohet të ketlnë qenë shkëndijat e shkaktuara nga saldatorët që po punonin për pë përforcuar strukturat e tribunës metalike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat