Kosova U-17 e pafat, mposhtet në një ndeshje me dy të skuqur

Futboll

Kosova U-17 e pafat, mposhtet në një ndeshje me dy të skuqur

Nga: K.Goca Më: 9 tetor 2021 Në ora: 12:58
Kosova U-17 e pafat, mposhtet në një ndeshje me dy të skuqur

Kombëtarja U-17 e Kosovës, e pafat! 

Djelmoshat tanë treguan angazhim, kërkuan rezultatin deri në fund por nuk ia dolën, duke pësuar humbje me rezultat minimal 1:0 nga Sllovenia U-17. 

Futbollisti Ristiq shënoi në minutën e 68-të. 

Dy lojtarë u ndëshkuan me karton të kuq pas dy të verdhëve, Niko Kasalo i Sllovenisë në minutën e 65-të dhe Arjanit Fazlija i Kosovës në atë të 76-tën.

Sllovenia kryeson me 6 pikë pas dy xhirove në grupin 9 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian dhe Kosova renditet e dyta me 3 sosh.

Kosova ka një fitore me rezultat 1:0 ndaj austriakëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat