Pushimin për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, Drita e ka shfrytëzuar për përgatitje në qytetin bregdetar të Durrësit, në Shqipëri.
Klubi gjilanas është duke u përgatitur në Durrës tash e tre ditë, që nga 6 tetori.
Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu sot do të zhvillojë një ndeshje miqësore/kontrolluese.
''Intelektualët'' do të takohen me skuadrën nga Kruja, Kastriotin, që bën gara në Kategorinë Superiore.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 15:30 në ''Olimpik Park'' të Durrësit.