Në lidhje me duelin mes shokëve të të njëjtës skuadër gjatë sfidës Hungari Shqipëri, Endre Botka-Myrto Uzuni, ka folur edhe trajneri i tyre te Ferencvaroshi, Peter Stoger.
Ai ka vlerësuar mentalitetin e sulmuesit kuqezi, i cili gjithmonë dëshiron që të përmirësohet, madje e ka vlerësuar që para se të niste punën te Ferencvaroshi.
Për sulmuesin kuqezi, Stoger u shpreh: “Para se të emërohesha trajner i Ferencvaroshit shikova disa video të ndeshjeve të ekipit dhe Uzuni ishte lojtari që nuk hiqte dorë për asnjë moment, pothuajse nuk u ndal.
Tani mund ta shoh nga afër, mentaliteti i tij mbart gjithçka. Ai gjithmonë dëshiron më shumë, dëshiron të përmirësohet vazhdimisht.
Në ndeshjen e së shtunës mbrëma, natyrisht, do ta shikoj lojën mes Endre Botkës dhe Myrto Uzunit me sy të ndryshëm, pyes veten se cila do të dalë fituese nga dueli. Lutem që ta mbyllin pa dëmtime”.