Covid-19 depërton brenda kombëtares franceze

Futboll

Covid-19 depërton brenda kombëtares franceze

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 15:32
Covid-19 depërton brenda kombëtares franceze

Mesfushori francez, Adrien Rabiot, nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në finalen e Ligës së Kombeve, të planifikuar për të dielën, kundër Spanjës, në “San Siro”.

Kjo u njoftua nga Federata Franceze e Futbollit, e cila informon se lojtari i Juventusit rezultoi pozitiv për Covid-19 dhe tashmë është futur në izolim.

Sipas rregullave, nuk mund të zëvendësohet.

Deklarata zyrtare thotë: “Lojtari është në izolim, ai nuk do të jetë i pranishëm në Milano me shokët e tij të skuadrës dhe me rregullore nuk do të zëvendësohet”. 

Te Juventusi janë të shqetësuar, sepse mund ta humbasin francezin për ndeshjen e 17 tetorit kundër Romës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat