Në moshën 36-vjeçare, Cristiano Ronaldo nuk pushon së kujdesuri për formën e tij fizike, deri në detajet më të vogla.
Synimi është i qartë: të mbetet ende më i miri, pavarësisht moshës.
Sipas asaj që shkruan “Mirror”, ish-sulmuesi i Juves shpenzoi një shumë të madhe për të pasur dhomën e krioterapisë. Saktësisht, pagoi 58.000 euro për ta vendosur në shtëpinë e tij në Torino këtë “facilitet” rigjenerues të trupit pas ndeshjeve dhe stërvitjeve.
Me transferimin e kësaj vere te Manchester United, e ka marrë dhomën e akullit me vete.
“Nuk ishte një detyrë e lehtë për ta transportuar dhomën e krioterapisë nga Italia në Cheshire, – tha një burim i “Mirror”, – por tani është i lumtur që e ka këtu, sepse do ta ndihmojë në zakonin e rimëkëmbjes pas ndeshjeve”.
E krijuar për rimëkëmbjen e muskujve, dhoma e akullit mund të bjerë në temperatura deri në -200°C për të ndihmuar trajtimin e dëmtimeve të muskujve të shkaktuara nga traumat dhe sforcimet fizike. Prandaj, krioterapia është e dobishme për të shpejtuar riaftësimin pas ndeshjeve.