Ylli i Juventusit, Federico Chiesa është ndër lojtarët më të kërkuar për momentin.
Top gjigantët evropianë e duan italianin që është duke shkëlqyer me “Bianconerët” dhe Kombëtaren e Italisë.
Skuadrat si Liverpool, Chelsea dhe Bayern Munich kanë shprehur interesim, sidoqoftë, Fabrizio Romano ka bërë të qartë se Juventus nuk e lejon largimin.
“Pavarësisht spekulimeve rreth interesimit të Juventusit, Cheslea dhe klubeve gjermane, Juventus nuk ka interesim të konsiderojë oferta për Federico Chiesan.
Është lojtar kyç në projekt dhe i paprekshëm”, shkroi ai.
Ndërkohë, Juventus prioritet për momentin e ka bërë rinovimin me dyshen Paulo Dybala dhe Juan Cuadrado.