Klubi i Gjilanit e ka zhvilluar ditën e sotme një miqësore me Vllazninë e Pozheranit, ndaj të cilëve kanë triumfuar me rezultat 3:1, shkruan Insporti.
Kuqebardhët e fituan ndeshjen me rezultat prej 3:1. Golat për të besuarit e Ismet Munishin erdhën nga debutuesi Donjet Shkodra me pas Oltion Rrapa dhe Muhamed Dubova.
Gjilani është në formë shumë të mirë kohët e fundit, ku aktualisht renditet në vendin e 3-të me 13 pikë.
Më 16 tetor, do të zhvillohet një takim derbi mes Gjilanit dhe Ballkanit në stadiumin e qytetit në Gjilan.