Ylli i Juventusit dhe i kombëtares së Italisë, Federico Chiesa është duke kaluar momentin e tij më të mirë në karrierë, e për ktë sytë e shumë gjigandëve evropian janë kthyer tek ai.
Skuadra si Liverpool, Real Madridi, Chelsea, apo Bayern Munich janë duke ndjekur me kujdes situatën e tij, por gazetari Romane konfirmon se është i qartë në qëndrimin e tij për të mos e lënë Chiesan të largohet.
“Pavarësisht spekulimeve rreth interesimit të Juventusit, Cheslea dhe klubeve gjermane, Juventus nuk ka interesim të konsiderojë oferta për Federico Chiesan.
Është lojtar kyç në projekt dhe i paprekshëm”, shkroi ai.