​Berisha tregon se sa është numri i tifozëve shqiptarë në ndeshjen Suedi-Kosovë

Futboll

​Berisha tregon se sa është numri i tifozëve shqiptarë në ndeshjen Suedi-Kosovë

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 17:19
“Dardanët”

Me fillim nga ora 18:00 Suedia e pret Kosovën në ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Një numër i madh i tifozëve shqiptarë është para nëpër rrugët e qytetit disa orë [ara fillimit të ndeshjeve duke kënduar këngë dhe hedhur valle në përkrahje të “Dardanëve”.

Kryetari i grupit të tifozëve “Dardanët” ka konfirmuar se në tribunat e stadiumit “Friends Arena” pritet të jenë të pranishëm rreth 6 mijë tifozë shqiptarë.

Ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes kërkon rezultat pozitiv nga ky udhëtim, pas ndeshjeve pozitive në muajin shtator.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat